Category:Shqip

From Panglossa Wiki
Jump to navigation Jump to search

Gjuha shqipe (ose thjeshtë shqipja) është gjuhë dhe degë e veçantë e familjes indoevropiane. Është gjuha amtare e 2,765,610 njerëzve në Shqipëri (v. 2011), 1,644,865 në Kosovë (v. 2011), 507,989 në Maqedoni (v. 2002), 176,293 në Zvicër (v. 2013), rreth 66,000 në Turqi (v. 2014), 63,835 në Serbi (v. 2002), 32,671 në Mal të Zi (v. 2011), 23,820 në Kanada (v. 2011) 17,069 në Kroaci (v. 2011), rreth 10,000 në Rumani (v. 2009), 7,177 në Slloveni (v. 2002), 4,925 në Bosnjë dhe Hercegovinë (v. 1991), 1,740 në Ukrainë (v. 2001) e në vende të tjera si dhe ka rreth 100,000 folës të arbërishtes në Itali dhe rreth 50,000 në Greqi (v. 2007).

Shqipja është gjuha zyrtare e Shqipërisë, si dhe një nga dy gjuhët zyrtare të Kosovës. Në Republikën e Maqedonisë shqipja është gjuhë zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë. Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në tre komuna në Mal të Zi (Ulqin, Plavë e Tuz), dhe tre në Serbi (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë). Gjuha arbërishte, si gjuhë e shqiptarëve në Itali, është e mbrojtur me ligj. Sipas Kartës Europiane mbi gjuhët rajonale ose minoritare, gjuha shqipe është e mbrojtur në Serbi (2006), Mal të Zi (2006), Rumani (2007), Bosnjë dhe Hercegovinë (2010).

Shqipja, si gjuhë moderne, përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indo-evropiane. Shkruhet me shkronja latine. Gjuha shqipe përfshin gjuhën standarde ose gjuhën e njësuar letrare shqipe, e cila u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes në vitin 1972 në Tiranë, dhe të gjitha dialektet, nëndialektet e të folurat që fliten nga shqiptarët. Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: gegërishten dhe toskërishten. Fjalori i shqipes ka disa huazime nga greqishtja e lashtë, si dhe nga latinishtja; huazimet pastaj vazhdojnë nga gjuhët sllavo-jugore, greqishtja dhe turqishtja, si dhe nga italishtja e frëngjishtja dhe gjuhët tjera. Aktualisht gjithnjë vijnë duke u shtuar huazimet nga anglishtja.

Wikipedia

This category currently contains no pages or media.