tall – E vë në lojë dikë a diçka, them për të fjalë fyese dhe me qesëndi, e marr nëpër gojë që të qeshin të tjerët me të, e përqesh; bëj shaka të rënda e fyese me dikë. E gënjej dikë me fjalë, e mbaj me shpresa e me premtime, e vë në gjumë; e sjell vërdallë, tallem me dikë.
tallem – Vë në lojë dikë a diçka, them për të fjalë fyese dhe me qesëndi e marr nëpër gojë që të qeshin të tjerët me të, përqesh; bëj shaka të rënda e fyese me dikë; bëj shaka.
tallje – Veprimi sipas kuptimeve të foljeve TALL, TALLEM. Tallje me fjalë. E ka me tallje nuk e ka me të vërtetë, e ka me shaka. E vuri në tallje e talli. E merr me tallje nuk i jep rëndësinë e duhur, nuk e merr seriozisht. Fjalë a shaka tallëse; veprim a sjellje që ka për qëllim të tallë dikë a diçka. Tallje e rëndë (e fortë). Lëri talljet! S’i duroj dot talljet.
tallës – Që të vë në lojë, të fyen e të bën qesharak përpara të tjerëve, që të tall; që përmban a që shpreh tallje. Buzëqeshje (fjalë, shprehje, këngë) tallëse.