qumësht [cɕuməʃt]: prodhim i lëngëshëm i pa tejdukshëm me ngjyrë të bardhë që prodhohet nga gjëndrrat qumshtore të femrave gjitare (tek njerëzit e kafshët). Gjendrrat gjitare janë posaçërisht të specializuara për taitjen e qumështit. Aftësia e prodhimit të qumështit nga ana e femrave gjitare është karakteristika kyçe që i bën të dallohen.
gjitarët: grup i kurrizorëve me organizim më të lartë,ku në këtë grup bënë pjesë edhe njeriu si nivel më i lartë i evolucionit të botës së gjallë.Femrat tek gjitarët kanë gjëndrat qumshtore që tajojnë qumësht për tu kujdesur për të vegjëlit pas lindjes së tyre.
posaçërisht: veçanërisht, kryesisht; sidomos, veçanërisht, jashtëzakonisht, në një masë të konsiderueshme.